Ku mund të udhëtojnë ata që janë imunizuar me vaksinë kineze?

vull

CoronaVac, vaksina e prodhuar nga kompania kineze Sinovac, përdor mënyrën tradicionale të luftimit të viruseve, thënë ndryshe injekton virus të vdekur në mënyrë që trupi të krijojë antitrupa në mënyrë natyrale.

Më 1 qershor, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi CoronaVac për përdorim emergjent duke i dhënë një shenjë të qartë shteteve mbi sigurinë e kësaj vaksine, veçanërisht për faktin se nuk ka nevojë të ruhet në kushte të veçanta frigoriferike.

Vaksina u shtua edhe në mekanizmin COVAX, e cila shpërndan vaksina për vendet më të varfra.

Në total, janë 45 shtete që e njohin vaksinën.

Por cilat vende anëtare të Bashkimit Evropian lejojnë udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar me CoronaVac?

Karantina për udhëtarët e vaksinuar me CoronaVac nuk është e nevojshme në këto shtete.

Spanja ishte një ndër shtetet e para të BE që vendosi të njohë Sinovac në qershor.

Edhe pse Austria e njeh vaksinën e Sinovac, qytetarët e vaksinuar nuk lejohen të shkojnë në restorante dhe hotele, por vetizolimi nuk është i detyrueshëm.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut është ndër shtetet që ka përdorur CoronaVac të kompanisë Sinovac.

Next Post

Si sot, 109 vjet më pare u lind shkencëtarja e parë shqiptare, Sabiha Kasimati.

Lindi në Edërne (Adrianopojë), Turqi, më 15 shtator 1912, në një familje intelektule libohovite. Kur familja e saj u kthye në atdhe, ajo vazhdoi studimet në Liceun Francez të Korçës, duke qënë e para fëmer që mbaron këtë shkollë. Pas përfundimit të studimeve, punon si mësuese në Normalen Fëmërore të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: