Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kudusi Lama: Një grua u paraqit si bashkëshortja e Ahmet Krasniqit dhe mori revolen e tij, në fakt s’ishte gruaja e tij

2 min read

Gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1997-1999) Kudisi Lama ka qenë komandant i Divizionit të Kukësit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ne po ju sjellim në rrëfim të tij shumë interesant për periudhën e luftës. Ai këtë intervistë e kishte dhënë për emisionin “Pa Rrotlla”.

Ai tregoi se si i ndjeri Ahmet Krasniqi, Ahmet Alushani dhe Fuad Ramiqi ishin duke shkuar për takim me Kudusi Lamen, dhe policia në një kontrollë rutinore i ndali. Më pastaj, gjatë kontrolles policia i gjeti një revole dhe ia konfiskoi.

Pas konfiskimit, Fuad Ramiqi i kishte thënë policisë se “ju lutem, mos e merrni shefin tim në komisariat, por po vij unë dhe veprën ngarkojeni tek unë”. Policia kishte pranuar dhe e kishte marrë Fuad Ramiqin në komisariat.

Ahmet Krasniqi kishte vendosur që t’i mos i tregonte Gjeneral Kudusi Lamas gjatë takimit.

Por, Kudisi Lama tregoi se pas vrasjes së Ahmet Krasniqit e kuptoi punën e revoles. Ai potencoi se “po t’i kishte treguar Ahmet Krasniqi atë ditë kur u takuan, vet polici i cili ia kishte konfiskuar revolen do t’ia kthente dhe do t’i kërkonte falje”.

Më pastaj, Kudusi Lama pas vrasjes e kishte thirrur një polic i cili edhe sot punon në krimet e rënda në Shqipëri për ta pyetur për revolen. Ai i kishte thënë se “erdhi bashkëshortja e Ahmet Krasniqit, një flokëbardhë dhe e mori armën e tij”.

Prezent gjatë bisedës ishte edhe Ahmet Alushani. Sipas Kudusi Lames, ai rrudhi fytyrën. Por, Kudusi Lama më pastaj mësoi se bashkëshortja e Ahmet Krasniqit nuk ishte flokëbardhë, por dikush tjetër ishte paraqitur si bashkëshortja e Ahmet Krasniqit. Ai tregoi se Halil Bicaj dhe Ahmet Alushani e njohin atë flokëbardhën.

Sipas gazetarit Milaim Zeka ishte spekuluar shumë për punën e revoles. Sipas tij ishte spekuluar shumë se “SHISH e kishte çarmatosur njëherë para se ta vriste më vonë, por këto akuza nuk u konfirmuan kurrë”. /epilogu/