Kujtim Gashi nga PDK i prinë listës së kandidatëve për Kuvendin e komunës së Prizrenit

Kohanews Admin
Të dashur miq, qytetarë, anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Mirënjohjen time ndaj jush për përkrahjen e pashterrshme ndër vite kam vendosur t’ua kthej duke vazhduar rrugëtimim tim këtu ku e kam filluar ëndrrën më të madhe të jetës sime, këtu ku kam filluar rrugën politike dhe rrugën e shërbimit tim ndaj qytetarëve tanë që më mbështetën përherë parreshtur, këtu në qytetin tim, në Prizren!
Unë do të jem pjesë e Listës Fituese në Prizren, pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe jam i nderuar që do t’i prijë kandidatëve për Kuvendin e Komunës. I vendosur si kurrë më parë për fitore, për mbështetje, për të punuar orë e çast për qytetin, për qytetarët!
Përveç dëshirës së madhe për të shërbyer për qytetarët e Prizrenit, shtysë e madhe për kandimin tim ka qenë edhe kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, i cili është kandidati më i mirë në këtë garë, ka virtyte të larta njerëzore, morale dhe kulturore, është njeri me integritet, profesionalisht i pregaditur dhe mbi të gjitha është Kryetari gjithëpërfshirës që i duhet Prizrenit!
Lista e kandidatëve të PDK-së në Prizren është diverse, përfshin të gjitha kategoritë sociale të qytetit dhe rretheve, ka njerëz me vlera profesionale, me të kaluar dhe histori heroike dhe është zëri i qytetarëve që duan të dëgjohen, përfaqësohen dhe të përfshihen! Jam shumë krenar të udhëheq me ekipin e fitores!
Me përulësi u jam falenderues përherë! Na priftë e mbara! KG
Next Post

Zaev priti në takim ish kryeministrin e britanik Toni Bler: “Ballkani i Hapur” i tregon BE-së se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria janë serioze në rrugën evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot priti në takim  ish kryeministrin e Britanisë së Madhe,  Toni Bler, i cili në takim theksoi si jashtëzakonisht të rëndësishme nismën “Ballkani i Hapur” dhe theksoi se qëllimet  drejt të cilit synon  ky projekt për lidhjen e rajonit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: