Kurti: Do të ngremë padi ndaj krimeve të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

vull
0 0
Read Time:49 Second

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar se do të ngrihet padia ndaj Serbisë për krime lufte.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, Kurti thotë se fillimisht do të themelohet instituti për krimet e Serbisë, teksa garanton se politika e jashtme ësht ështyllë e fortë e qeverisë dhe duhet të mbrojë Kosovën nga armiqtë.

Sipas tij, çështjet e hapura me Serbinë duhet të zgjidhen përmes dialogut parimor.

“Do ta themelojmë institutin për krimet e kryera të Serbisë dhe do të ngrisim padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Politika jonë e jashtme është shtyllë e rëndësishme, ajo duhet të na mbrojë nga armiqtë dhe të na afrojë me miqtë. Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian do të thellohet, kurse anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet. Zgjidhja e çështjeve të hapura me Serbinë duhet të bëhet përmes dialogut parimor. Zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe të zhdukur. Kosova nuk pranon dialog ku trajtohet si temë e dialogut”, tha Kurti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 70-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sonte, me fillim në orën 19:00, do të mbajë mbledhjen e 70-të tematike, tërësisht përkushtuar Informacionit për projektet që financohen përmes IPA 2 programeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në mbledhje, para ministrave, për shqyrtim do të gjendet edhe Informacioni për statusin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: