Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kurti: Nëse Beogradi dhe Kremlini duan të na bëjnë diçka, le të mendohen dy herë

1 min read

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në një intervistë për CNN se nuk përjashtohet mundësia që konflikti në Ukrainë të reflektohet në Ballkanin Perëndimor.

Kurti kujtoi se vitin e kaluar forcat e sigurisë së Kosovës me 330 ushtarë morën pjesë në Defender-Europe 21. Kryeministri i Kosovës tha se kjo ishte “përfshirja më e madhe e NATO-s në dekadat e fundit”.

“Ne ishim një nga 16 mikpritësit. Ne gjithashtu presim me padurim pjesëmarrjen në Defender-Europe 23 për të treguar se jemi në linjë me Perëndimin demokratik. Gjithashtu, nëse Beogradi dhe Kremlini duan të na bëjnë diçka, le të mendohen dy herë”, tha Kurti për CNN.

Ai tha se e ka lejuar kryeministren serbe Ana Brnabiq që ta vizitojë Kosovën dhe se shpreson që ajo të shohë gjatë vizitës se “Kosova është një vend normal me më shumë demokraci se Serbia”.