Kuvendi shkarkoi presidentin Ilir Meta

vull

Kuvendi ka votuar me 105 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Pas një seancë që zgjati më shumë se 4 orë, Parlamenti për herë të parë në 30 vjet shkarkoi nga detyra kreun e shtetit ende pa mbaruar mandatin e tij.

Komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e Presidentit Ilir Meta gjatë zgjedhjeve të 25 prillit i ka konsideruar “shkelje të rënda” qëndrimet dhe deklaratat e shprehura prej tij.

Në raportin përfundimtar prej 96 faqesh, të cilin Euronews Albania e shqyrtoi, thuhet se “Presidenti shkeli 17 nene të Kushtetutës” dhe se “këto shkelje konsiderohen nga komisioni si shkelje të rënda”.

Next Post

Aleanca për Shqiptarët:Dekreti i presidentit Biden godet korrupsionin, Qeveria të mos manipulojë

Përshëndesim urdhrin ekzekutiv te presidentit të Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Joe Biden me të cilin i jep kompetenca të gjera departamentit të Thesarit në konsultim me sekretarin e shtetit. Ky urdhër i departamentit autorizon vendosjen e sanksioneve ndaj individëve që janë përgjegjës për korrupsion në rajon, që janë përfshire […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: