Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ky është kandidati i AAK-së për kryetar të Mitrovicës

1 min read

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të komunës së Mitrovicës.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Nehat Peci do t’i prijë AAK-së në garën për Mitrovicën.

Postimi i plotë:

Nehat Peci do t’i prijë Aleancës në garën për Mitrovicën.

Ai është jurist i njohur, me përvojë jetësore në jurisprudencë, e gjithashtu ka mbaruar Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Nehati është rritur me AAK-në. Ai paraqet vullnetin dhe çasjen e sinqertë të Aleancës për Mitrovicën, gjatë tërë historisë së saj politike.

Mitrovica jonë e zemrës, tani ka rastin të përcaktohet për një qeverisje që ka prioritet vetëm qytetarët dhe mirëqenien e tyre.

Suksese e fitore!

RH