“Le t’ia themi Çamërisht”, Idrizi: Ne kemi vetëm një Shengen nga duhet t’ia fillojmë, shengenin Kuq e zi me Kosovën

vull

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ishte i pranishëm sot në aktivitetin e organizuar në hotel Tirana nga Shoqata Patriotike Çamëria dhe fondacioni “Hasan Tahsini”.

Duke folur për Open Ballkan, Idrizi ka deklaruar se ne kemi vetëm një Shengen nga duhet t’ja fillojmë nga gjithçka, shengenin Kuq e zi me Kosovën se sot jemi më të larguar se kurrë.

“Ne po nisim javën e festës së flamurit, e quaj festën e flamurit se plaku i urtë i Vlorës me flamurin e Skënderbeut shpalli pavarësinë për të gjithë trevat që jetonin shqiptarët e jo vetëm për Shqipërinë. Akoma më shumë për padrejtësitë historike ku dihet që Shqipëria është i vetmi vend që rrethohet nga shqiptarët. Ne 28 nëntorin e festojmë me flamurin kombëtar, Kosova e feston me flamurin kombëtar të të gjithë shqiptarëve gjithashtu dhe Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut e festojne me flamurin kombëtar edhe me flamujt përkatës. Duke iu referuar Kushtetutës së shqipërisë, preambula thot se shqiptarët e kanë për detyrë që ne duhet të luftojmë për integritet dhe bashkimin kombëtar. Ne shqipatrët jemi bashkë pikërisht për gjuhën, për flumurin, për historinë dhe të ardhmen e përbashkët.

Kur flasim për Çamërinë, ajo bashkon hartën e identitetit të kombit shqiptarë. E patë besoj një reagim i menjëhershëm dhe një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Shqipërisë, ajo e ambasadës greke kur Sazan Guri sëbashku me fondacionin Çamëria kishin vendosur në stendat para Presidencës hartat e vjetra të Shqipërisë. Një reagim apsurd, është njësoj si të nxjerrësh hartat e vjetra të Romës, Bisantit apo Osmane por kur vjen fjala për Çamërinë bëhen arrogantë, sepse kanë gjetur idjotët e dobishëm në Tiranë për këtë arsye guxojnë ta bëjnë. Për të gjithë ata që harrojnë që Çamëria u sakrifikua në vitin 1913, bashkë me Kosovën pikërisht për këtë Shqipëri që kmei sot. Çameria plotëson hartën e shtetit shqiptarë pasi i është bërë një padrejtësi e madhe. Për ata që mendojnë që Çështja Çame do të ketë uljet dhe ngritjet e veta, unë do i them se ne do lodhemi të fundit. Po të shohësh paralmentin shqiptarë ne kemi bërë shumë beteja dhe një ndër më të mëdhat ka qenë për dinjitetin e Çamërisë. Ne kemi sot 22 kandidatë Çamë dhe 5 deputet cam në kuvendin e shqipërisë është koha të tregojmë që ne e duam Çështjen Çame.

Sot diskutojmë për Open Balkan dhe shohim se Kosova 700-800 milionë euro me Serbinë, ndërsa me Shqipërinë ka vetëm 1/3. Open Balkan apo siç e quajti diplomati i shquar si ‘Ballkani i Shqyer’. Nuk do një arsyetim të madh për të kuptuar se ne kemi vetëm një Shengen, ku duhet të fillojmë gjithçka, Shengenin Kuq e Zi, Shqipëri, Kosovë. Të heqim barriera, të bashkohemi midis vetes sepse fatkeqësisht sot jemi më të larguar se kurrë. E falenderoj diplomatin e shquar për këto dy udhërrëfyes”,- tha Idrizi.

Next Post

Liga e Evropës/Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Evropës, të cilat ishin të vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të kësaj gare. Fillimisht, programin e sotëm e kanë hapur shtatë ndeshje të cilat kanë filluar nga ora 18:45, ku është spikatur derbi mes […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: