LSDM nuk pranon shqiptarin për Kryeministër

vull

Pasi lideri i BDI-së në 18 vjetorin e themelimit të partisë kërkoi postin e kryeministrit shqiptar , i menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë maqedonase në pushtet informon TetovaSot.
Posti shqiptar i kryeministrit nga partia më e fuqishme shqiptare e ka trazuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev i cili ka reaguar kundër kësaj ideje .Vazhdimisht Zaev kërkon votën shqiptare por nuk do që një shqiptar të merr fronin e kreut të Qeverisë për herë të parë.

“Nëse LSDM fiton zgjedhjet, unë jam kandidat për kryeministër i Qeverisë, dhe do të jem kryeministër i cili do të luftojë njëlloj për jetën e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, diçka që e dëshmova viteve të fundit.
Nëse BDI ka kushte tjera për koalicionim në Qeveri, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme”, është përgjigja e Zaev ndaj Ahmetit.

Ndryshe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në 18 vjetorin e themelimit të partisë, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar që në këtë përvjetor të përcaktohet qëllimi i radhës për zgjedhjet që pasojnë, e që është Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim para 18 viteve, Bashkë u përballuam me çdo sfidë dhe i besuam njëri tjetrit, Bashkë i përcaktuam dhe i realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkërisht edhe qëllimin tonë të radhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkërisht për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!!!” ka shkruar Ahmeti, duket shtuar se BDI në çdo përvjetor përcakton synime ambicioze dhe me kohë, që edhe i realizon.

Next Post

Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci urojnë Ali Ahmetin per 18 vjetorin e BDI-së

I nderuari vëllai ynë, Ali Ahmeti, Sot, deri sa po shënoni 18 vjetorin e themelimit të BDI-së, partisë shqiptare flamurtare për dy decenie në Maqedoninë e Veriut, i bashkohemi sukseseve dhe gëzimit tuaj, me bindjen e thellë se do t’i prini fuqishëm edhe më tej me krenari shqiptarëve, ashtu si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: