Lumi “Lepenc” me pamje të re, nga sot edhe me Troftë

vull

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten dorëzoi lumin “Lepenc” tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për mbikëqyrje të mëtutjeshme, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.


Me këtë rast, lumi u pasurua edhe më peshq të llojit Troftë.

Ministri Lekaj tha se akti i sotëm është shembull i mirë për qytetarët se si duhet ta trajtojmë ambientin duke e mbajtur të pastër atë. Ai shtoi se krahas projekteve gjigante infrastrukturore, MIT është e përkushtuar që të mos e degradojë natyrën, por të ndihmojë në rehabilitimin e saj sa herë që ka nevojë. Ndërsa nga ministri Matoshi, kërkoi që të vazhdojë punën në ruajtje të këtij lumi, por edhe të tjerëve.

Ministri Fatmir Matoshi, e falënderoi ministrin Lekaj dhe dikasterin që ai drejton për punën e shkëlqyer në rehabilitimin e kësaj pjese të lumit “Lepenc”.

Shtrati i lumit “Lepenc” në gjatësi prej gjashtë kilometrash është i trajtuar me materiale natyrore të zonës, kurse që nga rehabilitimi i tij është vërejtur rikthim i florës dhe faunës së kësaj zone. Njëkohësisht lumi është pastruar nga mbeturinat dhe mbetjet urbane që ishin prezente para fillimit të punimeve.

Next Post

Përfshirja e shkollave në iniciativën për vetërefleksion gjatë përdorimit të teknologjisë në procesin arsimor – përdorimi i pajisjes SELFIE

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në partneritet me Komisionin Evropian dhe Fondacionin Evropian për Trajnim fillojnë procesin e përfshirjes së shkollave në teknologjinë tonë në iniciativën për vetërefleksion gjatë shfrytëzimit të teknologjisë digjitale. SELFIE zyrtarisht filloi të përdoret prej tetorit të vitit 2018 dhe tashmë aplikohet nga 35 shtete. Kjo […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: