MBLIDHET KRYESIA E PLL!

vull
Analizë e punës së bërë, zgjedhje Prill 2021.
Detyra e vendime për organizimin e strukturave të PLL në të ardhmen.
Me datë 30.05.2021 u mblodh Kryesia e PARTISË LËVIZJA E LEGALITETIT.
Kjo mbledhje ishte mbledhja e radhës, e para pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.
Kryesia e PLL shpreh falenderime dhe mirënjohje për të gjithë antarësinë dhe strukturat e saj që u vunë në dispozicion të fushatës elektorale në ndihmë të koaalocionit PD-AN në të gjitha qarqet dhe veçenarisht vlerëson punën e legalistëve në kater qarqe ku ne perfaqësoheshim.
Gjithashtu kryesia e PLL shpreh falenderime për kater kanditatët që kandiduan nën siglën tonë dhe vlerëson punën e shtabeve të tyre drejtues në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Dibër.
Kryesia e PLL eshte e bindur se;
Qytetaria shqiptare ishte pro ndryshimit, por makineria shtetërore e përdorur keqas dhe segmente të errta bënë që të deformohej vullneti i votuesve e përfundimisht zgjedhjet të vidheshin, kjo e e vertetuar tashmë.
PLL si një parti e djathtë do të dijë se si të pozicionohet politikisht në të ardhmen duke kontribuar me të gjitha format dhe mënyrat për largimin e kësaj mazhorance të instaluar në mënyrë antidemokratike.
Ne jemi të bindur në vijën tonë programore se vetëm një sistem qeverisës monarki kushtetuese parlamentare do i jepte fund tranzicionit dhe krizave si ato të verejtura kohet e fundit dhe do i sillte vendit tone zhvillim e prosperitet.
Nder vendimet e tjera të Kryesisë vlen të theksohet ajo që ka të bëjë me organizimin e strukturave dhe ridimensionimin e tyre në degë e qendër.
Çdo riorganizim e vlerësim do të ketë në thelb, punën e bërë nga gjithsejcili e aktivitetin politik në strukturat e PLL në periudhën mes dy palë zgjedhjesh parlamentare, kontributin e dhënë gjatë fushatave zgjedhore si dhe koherencën e treguar në vazhdimësi me udhëzimet dhe vendimet e Kryesisë së PLL gjate kësaj periudhe kater vjeçare.
PLL e shikon të domosdoshme që pas raportit të OSBE/ ODIR dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duhet të nis çmontimi i kësaj mazhorance te kthyer në regjim që po sundon çdo pushtet e çdo institucion.
+4
Leon Molla and 27 others
6 Shares
Like

Comment
Share

Next Post

Në 27 raste është shkelur ndalesa e lëvizjes, 218 sanksione për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse

Nga ora 00:00  (30.05.2021) deri më ora 04:00 (231.05.2021) është konstatuar se 27 persona e kanë shkelur ndalesën e lëvizjes. Gjatë 24 orëve të fundit (30/31.05.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me mbajtjen e maskës mbrojtëse të fytyrës janë regjistruar 218  kundërvajtje. Ministria e Punëve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: