Me akademi përkujtimore nderohen Dëshmorët, Imer Vila, Imri Curri, Abush Loku, Zekrija Dardhishta.

vull

Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut organizuan akademi përkujtimore për të nderuar Dëshmorët, Imer Vila, Imri Curri, Abush Loku, Zekrija Dardhishta.Kjo ngjarje përkujtimore filloi me vendosje të luleve dhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Puset e Nikës.Më pas akademia përkujtimore është mbajtë në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri” ku pjesmarrës ishin kryetar i komunes se Kaçanikut Besim Ilazi, komandant Hysen Berisha-këshilltar i ministrit te mbrojtjes, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së nga niveli qendror, Kaçaniku e Hani i Elezit, Ish ushtarë e invalid te UÇK-së, përfaqësues të Policisë dhe ushtrisë së Kosovës, përfaqësues të Bashkësis Islame, e qytetarë të Komunës së Hanit të Elezit.Në fjalën e rastit Kryetari I Komunës Rufki Suma tha se Sot kur shënojmë këtë datë kujtojmë shumë ngjarje, shumë beteja anekënd Kosovës, shumë masakra te kryera nga pushteti kriminel serb,kujtojmë Betejën e Koshares e cila ishte një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ranë dëshmorë nga rrethina e Kaçanikut dhe Hanit te Elezit ranë 3 dëshmorë dhe dhjetra te tjerë u plagosën.Po te njejtën ditë edhe ne Kaçanik u zhvilluan luftime te ashpra me okupatorin serb ku ne Lagjen e re dhe Rakoc u masakruan mbi 30 qytetar dhe po aq te tjerë ranë dëshmorë në luftë për mbrojtjen e tyre.Të nderuar te pranishëm, sa here që shënojmë këto ngjarje, kujtojmë te kaluarën tone, kujtojmë sakrificën shekullore te popullit shqiptar për liri e pavarësi.Shumë gjenerata para nesh luftuan dhe u sakrifikuan për lirinë tone, por ata nuk e gëzuan lirinë.Ne jemi gjenerata më me fat që edhe përkundër sakrificës, humbjeve të mëdha në njerëz, megjithatë po e gëzojmë lirinë. Por këtë liri te fituar me gjak duhet ta ruajmë dhe kultivojmë, duhet të punojmë edhe më shumë për të ardhmen tonë sepse edhe betimi i ushtarit te UÇK-së ishte për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimi i tyre në një shtet, andaj për të ardhur deri tek kjo na duhet ende punë, sakrificë, unitet, vendosmëri dhe bashkim i të gjitha forcave politike tha kryetari Suma.Me fjalë rasti për Dëshmorët, Imer Vila, Imri Curri, Abush Loku, Zekrija Dardhishta të pranishmëve iu drejtuan edhe kryetar i komunes se Kaçanikut Besim Ilazi, Mehmet Ballazhi, Hajrush Kurtaj si dhe komandant Hysen Berisha-këshilltar i ministrit te mbrojtjes.Akademia përkujtimore ishte rast që familjet e Dëshmorëve, Imer Vila, Imri Curri, Abush Loku, Zekrija Dardhishta të nderohen me “Mirërnjohje”.Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i falënderoi Severxhane Vila vajza e Dëshmorit Imer Vila ndërsa Akademia përkujtimore u mbyll me program artistik me ç’rast me pika muzikore dhe valle u prezantuan anëtarët e SHKA “Sharri” nga Hani i Elezit.

Next Post

Kasami: O do ta bëjmë Republikën me Blerim Rekën, o do ta bëjmë Republikën tonë

Sonte tubimi i radhës i partive opozitare BESA dhe ASH në përkrahje të kandidaturës të pavarur të profesor Blerim Rekës, është mbajtur në Komunën e Bogovinës. Krerët e dy partive opozitare përcjellën mesazhin se duhet përkrahur kandidatura e Blerim Rekës sepse është më e duhura dhe model që iu duhet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: