Me një tubim madhështor NISMA.Socialdemokrate – Dega në Prizren, mbylli fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2021!

vull
Qytetarët anekënd vendit kanë vendosur të jenë ushtarë besnik të Komandantit, dhe të palëkundur që zërin Çlirimtarë ta dërgojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, tha se rreshtimi i qytetarëve të Kosovës krah Çlirimtarëve është mesazh i qartë se Kosova ka vendosur që në zgjedhjet e 14 Shkurtit ta mbështet kauzën tonë Me Çlirimtarët.
Qytetarët e Kosovës, përherë kanë ditur të rreshtohen përkrahë njerëzve të dëshmuar në kohë, prandaj nuk është i rastësishëm rreshtimi i qindra qytetarëve përkrahë Nismës Socialdemokrate anekënd Kosovës dhe mobilizimi i tyre për ta mbrojtur shtetin nga rreziqet që po i kanosen, sepse për ne interesi i shtetit do të jetë gjithmonë mbi interesin individual e partiak, përfundoi Limaj.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se në kohën kur Fatmir Limaj në Malet e Berishës po i mbronte 85 mijë civil shqiptarë, nga forcat paramilitare serbe, studenti bursist i Sorrosit, nga Vjena e Austrisë bënte thirrje për ndalim të bombardimeve mbi caqet serbe në Kosovë.
Qytetarët e Kosovës, në veçanti qytetarët e Prizrenit tashmë janë rreshtuar përkrahë Çlirimtarëve të 121-it, sepse nga Prizreniduhet të filloj mbrojtja e vlerave kombëtare dhe ruajtja e identitetit të shtetit.
Mobilizimi juaj sot, po tregon qartë se tani ka është koha që zëri i UÇK-së të jehojë edhe më fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes deputetëve të Nismës dhe Fatmir Limajt Kryeministër, andaj ju ftoj që të kështu të bashkuar me 14 Shkurt duke i votuar kandidatët e Nismës për deputet, t’i japim jetë kauzës tonë #MeÇlirimtarët dhe sê bashku t’i mbrojtjmë vlerat tona kombëtare përmes Çlirimtarëve, përfundoi Zafir Berisha.
Sekretari i përgjithshëm i NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi, bëri thirrje që të mbështetet kauza jonë Me Çlirimtarët, në mënyrë që të vzhdojë të jehojë zëri i UÇK-së brenda kuvendit të Republikës së Kosovës.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.
Next Post

Drejtori Memedi edhe për uikend në aksion për ndërrimin e udhërrëfyesve (Foto)

Pas inspektimit nga afër një ditë më parë të zëvendësimit të udhërrëfyesve të vjetër një gjuhësor me udhërrëfyes të cilët janë në shqip, maqedonisht dhe anglisht, nga ana e Zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me drejtorin e NP ”Rrugët e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: