Mediat turke reagojnë ndaj veprimeve të Greqisë: Shkak për luftë

vull

Greqia pritet të miratojë sot në Parlament projektligjin për zgjerimin e hapësirës detare nga 6 në 12 milje në Egjeun Qendror dhe detin Jon, gjë e cila është shkaktuar me reagime të forta në Turqi.

Ai që ngjalli më tepër shqetësim në Turqi ishte fjalimi i ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili tha se zgjerimi pritet të përfshijë edhe pjesën e detit në lindje të Kretës duke patur parasysh zonën, për të cilën deri më tani Turqia dhe Greqia kanë përplasje të forta, raporton abcnews.al.

Mediat vendase e kanë konsideruar këtë një “shkak për luftë” duke rikthyer në vëmendje të publikut deklaratat e mëparshme të politikanëve se nëse Greqia do të ndërmerrte një veprim të tillë atëherë kjo do të përkthehej në shpallje lufte në Turqisë.

Gjatë ditës së djeshme Dendias u shpreh se me mbylljen e gjireve dhe zgjerimin nga 6 në 12 milje në Jon, Greqia fiton 13 000 km2 territor të ri, i cili përbën 10% të territorit total të Greqisë. Duke marrë në konsideratë këtë fakt, tha ai, parlamentarët grekë duhej që ta miratonin këtë projektligj në mënyrë unanime.

Next Post

RMV, këtë vit, do të fillojë pastrimi i të gjitha deponive të papërshtatshme dhe vendeve me plehra në rajonin Lindor dhe Verilindor

Pastrimi dhe mbyllja e deponive dhe vendeve me plehra të papërshtatshme në rajonin Lindor dhe at; Verilindor do të kushtojnë 9 milion euro. Me këto fonde ndërmarrjet publike do t’i pastrojnë plehrat  e grumbulluara në deponitë jo-standarde, si dhe mbeturinat që qytetarë e papërgjegjshëm i kanë hedh në vendet e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: