Memoriali turk në Tiranë, eksperti amerikan: Do doja memorial për shqiptarët e vrarë në Kosovë nga serbët

vull

Ish-Këshilltari Ligjor kundër Korrupsionit në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ekspert i OPDAT, Gjon Juncaj, ka reaguar pas vendosjes së memorialit turk te kodrat e liqenit, në kryeqytet.

Eksperti shqiptaro-amerikan i bën thirrje politikës se para se të vendoste këtë memorial turk duhet të ndërtonte një memorial për shqiptarët e vrarë në Kosovë nga trupat serbe, si dhe për shqiptarët e Malit të Zi që u vranë 100 vjet më parë nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi.

“Të dashur politikanë të Tiranës, unë kam edhe dy përmendore për të shtuar në park ku përfshihen njerëz të vrarë jashtë Shqipërisë.

  1. Në vitet 1998-1999, mijëra burra, gra dhe fëmijë shqiptarë u vranë në tërë Kosovën. Emrat e tyre nuk janë renditur në parkun publik në Tiranë. Jam i sigurt që mijëra vizitorë kosovarë në Shqipëri çdo vit do ta vlerësonin këtë shenjë respekti.
  2. Në vitin 1919, 74 burra shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre malore në Hot dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ata u hodhën së bashku në një varr masiv, ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë.
Next Post

Mësoni ushtrimet e treningut të boksit për të cilat kurrë nuk do t’ju jetë e nevojshme palestra

Treningu luftarak nuk është vetëm për ata persona të cilët mendojnë seriozisht të merren me kontakt-sportin, por mund t’i shërbejë çdo personi i cili dëshiron ta mbajë trupin e vet në formë dhe të jetojë shëndetshëm Ky është një shembull i treningut të boksit, i cili mund të aplikohet vërtet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: