Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi është pritur në takim nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

vull

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi është pritur në takim nga ministri i Zhvillimit
Ekonomik, Valdrin Lluka, me të cilin kanë biseduar për mungesën e kuadrove në fushën e energjetikës dhe gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme, brenda një periudhe afatmesme.

Ministri Bytyqi e mirëpriti lajmin se në fushën e energjetikës do të ketë investime të mëdha, të cilat edhe shtojnë nevojën e përgatitjeve të kuadrove të reja në këtë drejtim ndërsa tha se, në këtë drejtim duhet të zhvillohen politika të reja arsimore, duke bashkëpunuar ngushtë me Këshillin Shtetërorë të Cilësisë.

Ministri Bytyqi theksoi se, ekziston vullneti i Ministrisë së Arsimit për të mbajtur gjallë këto drejtime dhe për këtë do të angazhohen të gjithë akterët.

Next Post

Në sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, familjet Çoçaj dhe Avdija shtrijnë dorën e pajtimit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij familjen Çoçaj nga Hasi I Prizrenit dhe familjen Avdija nga Peja, në prezencën e një numri të madh të pjesëmarrësve nga dy familjet për të shtri dorën e pajtimit dhe faljes njëra – tjetrës për aksidentin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: