Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, priti në takim dekanin e RIT Kosova (AUK), dr. Kamal Shahrabi

1 min read

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, priti në takim dekanin e RIT Kosova (AUK),
dr. Kamal Shahrabi, me të cilin bisedoi për zyrtarizimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi me këtë institucion, e cila
parasheh ofrimin e një edukimi të mirë për të rinjtë, të cilët vijnë nga komunat e vogla të Kosovës. Bashkëpunimi në
këtë nivel ka për synim ofrimin e qasjes për shkollim cilësor për të rinjtë dhe ndihmesën në përballimin e kostos së shkollimit.

Ministri Bytyqi shprehu përkrahjen pa asnjë rezervë të Ministrisë së Arsimit, sa i përket realizimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, me qëllim që studentët që kenë mundësi më të mëdha për studim në këtë universitet.