Ministri i ASHT-së Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim një delegacion të përbërë nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit të Shqipërisë

vull

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim një delegacion të përbërë nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit të Shqipërisë, të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.


Këtë takim, në të cilin u diskutua nevoja për shtimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri Bytyqi e vlerësoi të një rëndësie të veçantë.

Duke folur për marrëveshjet e deritanishme në mes të dy vendeve, ministri Bytyqi tha se, është interes i përbashkët të shkojmë drejt unifikimit të sistemit arsimor.

“Prej kohës sa jam në krye të Ministrisë së Arsimit, ekziston një bashkëpunim i ngushtë dhe shpesh kemi dalë përtej marrëveshjeve formale. Në kuadër të kësaj kemi filluar edhe zbatimin e marrëveshjes për shkëmbim të nxënësve të nivelit të arsimit të mesëm, e cila është pilotuar me sukses”, ka thënë Ministri.

Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjete të Informimit, Fatjona Dhimitri, falënderoi Ministrin Bytyqi për pritjen, duke u shprehur e gatshme për bashkëpunim të dyanshëm në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsimin e të dyja vendeve.

Next Post

Ekipi i Veleshtes qe u shpall kampion ne vitin 1997/1998 ne ligen e trete jugperedim dhe u inkuadrua ne ligen e dyte te Maqedonisë!

Ne te majte lart, Dilaver bojku, trajner Urimi nga Pogradeci, kapiteni Amit Shehu, Zaim Dauti, Axhi Shehu, Kecoja nga Shkupi, Bekim Tuda, Milfit Bekteshi, Kacoja nga Belica, Bllaze Sheqeroski, Kleckaroski, Baki kupa, Nebi reci, Mirac hani Posht nga e majta, Fiti qyra, Llaze nga Kavadarci, Franja nga Kercova, Petkoja nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: