Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së morën pjesë në shënimin e 10- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

vull

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe Komandanti i Ushtrisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë zonjës Olta Xhaçka, po marrin pjesë në shënimit e 10- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në Tiranë, ministri Berisha në fjalën e tij tha: ,,Jemi shumë të nderuar që bashkë me komandantin e FSK-së dhe stafin e Ministrisë , po marrim pjesë në shënimin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet krah përkrah me shtetet aleate në misione të ndryshme paqeruajtës në vende të ndryshme të botës. Por, ne jemi të gëzuar edhe për pranimin e shteteve të tjera të rajonit në NATO, anëtarësimi i tyre si dhe shteteve të tjera në të ardhmen ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon. Edhe Kosova objektiv strategjik ka anëtarësimin në NATO’’.

Next Post

10 - Vjetori i Anëtarësimit në NATO, Xhaçka: Shqipëria ka konsoliduar rolin si një shtyllë stabilitetit në raj

Ceremonitë e ditës së sotme me rastin 10 – Vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nisën me një konferencë të drejtuar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaka, e cila falënderoi të gjithë anëtarët e Aleancës për mbështetjen e dhënë si dhe praninë e disa prej tyre në këtë ditë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: