Ministri Ismaili realizoi takim me ambasadoren japoneze, Haneda

vull

Bashkëbiseduesit në takim i theksuan lidhjet e mira tradicionale kulturore mes dy vendeve të krijuara që nga viti 1994.

Poashtu, një nga aktivitetet domethënëse në fushën e kulturës, njihet filmi maqedonas
“ Punk ne e mrtov ” (2016) ,si pjesë e projektit “Kinema Yugo”, i cili u mbështet nga ambasadat e Republikës së Maqedonisë Veriore,Republika e Serbisë dhe Republika e Sllovenisë në Tokio.
Mes te tjerash u fol edhe për pjesëmarrjet e poetëve japonez në manifestimin Mbrëmjet e poezisë Strugane.
Ndërkaq,në vitin 2019, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë Veriore, Jana Maneva-Cuposka implementoi projektin “Ceiz” në Tokio, dhe Suzana Milevska mori pjesë në konferencën ” Sound International : Gender: Aktivism”, e cila njejtë u mbajt në Tokio.

Gjithashtu, pjesëmarrja e përfaqësuesve të komunitetit kombëtar Maqedonas të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve-MNC u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës së vendit.

Poashtu, Ministia e Kulturës së Republikës së Maqedonisë Veriore ka shprehur interes të zgjerojë bashkëpunimin kulturorë me Japoninë,e cila do të arrihet me nënshkrimin e dokumentave ndërshtetërore nga të dyja palët.

Next Post

Kryetari i FFM-së, vizitoi Komunën e Studeniçanit

Kryetari i Federatës së fudbollit të Maqedonisë së Veriut z.Muhamed Sejdini i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu, qëndruan për vizitë zyrtare në Komunën e Studeniçanit, të cilët u mirëpritën nga kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiki. Temë e bisedës ishte bashkpunimi i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: