Ministri Mehaj priti në takim gjeneralin Naim Maloku

vull
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim ushtarakun dhe veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, gjeneral Naim Malokun.
Gjatë këtij takimi, gjeneral Maloku shprehu vlerësimin për të arriturat e deritashme, zhvillimet aktuale dhe vizionin e ministrit Mehaj për të ardhmen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Nga ana e tij, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e veçantë për këshillat profesionale nga dija dhe përvoja e gjatë e gjeneral Malokut, për zhvillimet gjeopolitike, gjeostrategjike, mjedisin global dhe atë rajonal të sigurisë si dhe kërcënimet dhe rreziqet me të cilat sfidohet ky mjedis.
Po ashtu, ministri Mehaj u shpreh mirënjohës ndaj gjeneralit Naim Maloku për kontributin e vazhdueshëm në realizimin e vizionit nacional, si dhe qëllimeve dhe objektivave për të ardhmen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Next Post

Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV mori pjesë në Festivalin e 22 - të ndërkombëtar të folklorit në Bujukçekmexhe të Turqisë

Këto ditë u mbajt online Festivali i 22 – të ndërkombëtar i folklorit në Bujukçekmexhe të Turqisë. Ansambli ynë u prezantua me vallen “ Malësorja” në dy netët kryesore të festivalit me ç’rast u nda një çertifikatë dhe ftesë e pjesëmarrjes së trupës në vitin 2022. Ky festival ëshë dëshmi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: