Ministri Shala priti në takim ambasadorin O’Connell, flasin për përkrahjen ekonomike të Kosovës

vull
0 0
Read Time:47 Second

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vlerësuar përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës, gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorin e këtij shteti Ruairi O’Connell.

Ministri Shala tha se Mbretëria e Bashkuar ka rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës drejt reformave ekonomike, duke shtuar se mbështetja e këtij shteti është shumë e nevojshme.

Ministri e njoftoi ambasadorin për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dikasteret që mbulon dhe punën që është duke u bërë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor.

Po ashtu, ministri Shala shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Britanisë, në veçanti në fushën e investimeve.

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, tregoi gatishmëri të shtetit që përfaqëson për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në reformat e vazhdueshme ne fushën ekonomike, dhe po ashtu për të ofruar ekspertizë për të luftuar korrupsionin dhe fenomene negative të tjera në fusha të ndryshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

U mbajt Takimi i Komitetit Drejtues të projektit të mbështetur nga Qeveria Zvicerane SDC/DEMOS- II

Me datë 7 maj 2019, u mbajt Takimi i Komitetit Drejtues të projektit të mbështetur nga Qeveria Zvicerane SDC/DEMOS- II. Takimi është bashkë kryesuar nga Sekretarja e përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj dhe z. Patrick Etienne, Drejtor i përgjithshëm i Zyrës së Zvicrës në Kosovë. Në këtë takim u […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: