Ministri Shala takoi sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve, diskutojmë për thellim të bashkëpunimit ekonomik

vull

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara bashkë me stafin e tij, në një vizitë zyrtare që po qëndron me ftesë të ministrit të ekonomisë së këtij shteti, z.Sultan Bin Saeed Almansoori.
Shala bashkë me shefin e kabinetit Durim Limaj dhe kryeshefin e KIESA-s ka takuar sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Abdulla Ahmed Al Saleh.
Ministri theksoi se me Al Saleh kanë biseduar miqësisht dhe e ka njoftuar për mundësitë që ofron Kosova për investime, duke theksuar se vendet tona janë mike, dhe këtë miqësi duhet të vazhdojmë ta kultivojmë, duke u lidhur më shume ekonomikisht.
“Emiratet e Bashkuara janë shembull se si një burim natyror është kthyer në mjet për zhvillim, por politikat e duhura ekonomike kanë bërë që ky burim tashmë të mos jetë gjeneruesi kryesor ekonomik. Ne duhet ta përdorim kapitalin tonë njerëzor dhe ekonomike në mënyrë që të vazhdojmë me krijimin e politikave të duhura që thithin më shumë investitor, që rrisin punësimin, eksportin dhe zhvillojnë vendin”, theksoi ministri Shala gjatë takimit.
Ministri Shala po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe në konferencën vjetore të investimeve, me temë: “Platforma për Investime Botërore”, ku po marrin pjesë 140 shtete nga vendet e ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës.

Next Post

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, realizoi vizitë pune në Institucionin Nacional„Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë“, që i kushtohet shenjtores Nënës Terezë.

Në kuadër të vizitës, drejtori Arian Asllanaj e njoftoi ministrin Ademi me aktivitetet në këtë institucion nacional të muzeut, i cili këtë vit e shënon 10-vjetorin e ekzistimit të tij, si dhe me projektet që realizohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Në këtë kontekst, drejtori Asllanaj, informoi se në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: