Ministri Shaqiri zhvilloi takim me zv. Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, z. Dritan Abazoviç

vull

Gjatë vizitës së djeshme në Podgoricë të Malit të Zi, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, zhvilloi takim me zv. Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, z. Dritan Abazoviç.

Ky takim u zhvillua në një frymë të ngrohtë dhe miqësore.

 

U diskutua dhe u preken mjaft tema bashkë, duke përfshirë atë të digjitalizimit, heqjen e tarifës së Roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për bashkëpunime të tjera të mundshme mes dy vendeve.

 

Shkëmbimi i eksperiencave është mëse i nevojshëm për të çuar përpara projektet tona.

 

Takimi u mbyll duke paralajmëruar takime të tjera më të shpeshta në të ardhmen dhe me premtimin për një bashkëpunim dhe komunikim më të intensifikuar.

Next Post

Vida Kunora e Fatmira Breçani, artistet me rini të përjetshme

Ajo ka zgjedhur të sjelli pozitivitet përmbi këtë tokë. Vida Kunora, një prej zërave më të mirë të muzikës në Shqipëri, nuk mundi të mos e ndante lajmin e mrekullueshëm të të bërit me nip me të gjithë dashamirësit e këngëve të saj dhe të miqëve në rrjetet sociale. Përmes […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: