Ministri Xhemaili: Kompani nga Kosova të interesuara të investojnë në Maqedoninë e Veriut

vull

Ministri  për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore, ka qëndruar në Republikën e Kosovës ku është takuar me afarist të mirënjohur të cilët udhëheqin kompani të suksesshme. Pronarët e kompanive ia prezantuan kapitalin e investuar dhe tregun në të cilën janë të shtrirë në Republikën e Kosovës me çka së bashku konstatuan se ky treg duhet të zgjerohet edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Postimi i ministrit Xhemailit në rrejtin social në facebook:

Në Lipjan të Kosovës për t’u njohur nga afër me veprimtarinë e kompanisë PREMIUM Bakery kompani, me kapital Austriako-Kosovar, që ka vendosur të investojnë në vendin tonë, në RMV.


▶️Premium Bakery, me pronar z.Jakup Ramadani, 10 vjet vepron në fushën e prodhimeve inovative të prodhimeve në furra të ngrira, shpërndarje dhe shërbime tjera personale, ajo së shpejti do të filloj të operoj edhe në Maqedonin e Veriut, në Shkup në fushën e prodhimit të produkteve ushqimore dhe linjave të prodhimit të brumit.


▶️Bashkëbiseduam me udhëheqësit e kompanisë në mënyrë të hapur mbi çështjet që i tangojnë bizneset si dhe rregullat e funksionimit të të bërit biznes në vendin tonë.
▶️Prezantuam para kompanisë benefitet që mundëson Ligji për përkrahje finansiare të kompanive si dhe
informacione tjera me rëndësi.
▶️Theksuam që dyert e ministrisë që unë përfaqësoj do të jenë gjithmonë të hapura për këdo që ka vendosur të kryej një investim në Maqedonin e Veriut, por edhe për kompanitë që shprehin dëshirë të investojnë, por kanë hasur problematika të ndryshme.

Next Post

25 Vjet UT – Fakulteti i Arteve organizoi aktivitete kulturore – artistike

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, Fakulteti i Arteve, përmes programeve studimore: Arti figurativ, Arti muzikor dhe Arti dramatik, në bashkëpunim me profesorët dhe studentët organizuan disa aktivitete për nder të këtij viti jubilar. Prej 10 dhjetorit në Qendrën e kulturës në Tetovë është hapur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: