Ministri Xhemaili u takua edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha

vull

Pas takimit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, në agjendën e tij, ministri Xhemaili u takua edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha

Status në rrjetin social në facebook i ministrit Xhemaili:

Gjatë vizitës tonë në Shqipëri, realizuam takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z.Lulzim Basha.
Biseduam me përfaqësuesit e PD-së për rregullat që aplikon vendi jonë për investitorët e jashtëm si dhe mbështetjen financiare që u jepen kompanive vendore investuese.

Folëm për rolin që duhet të luaj Shteti Shqiptarë në përmirësimin e infrastrukturës mes vendeve tona, si dhe kërkuam nga z.Basha që të ndikojë në stimulimin e sa më shumë kompanive shqiptare të investojnë në Maqedoninë e Veriut.

Diskutuam me udhëheqësit e PD-së rreth funksionimit të zonave të lira ekonomike në Maqedoninë e Veriut, si dhe modelet e mbështetjes financiare për kompanitë vendore jashtë zonave të lira ekonomike dhe modelet që ndjek vendi ynë për ti përkrahur investimet me qëllim rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit!

Next Post

Barca dhe Real Madrid do të luhet me 18 dhjetor?

Barcelona me 26 tetor do të duhej që të zhvilloj ndeshjen me Real Madridin në shtëpi të saj por për shkak të protestave të shumta që janë duke u zhvilluar në Katuluni për tre ditë radhazi. Deri më tani kan dalur shumë variante për tu luajtur kjo ndeshje ku është […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: