Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka organizuar sot manifestimin tradicional Festa e Abetares, me moton “Ne festojmë të bashkuar”

2 min read
Loading...

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka organizuar sot manifestimin tradicional Festa e Abetares, me moton “Ne festojmë të bashkuar”, e cila është mbajtur në Sallën e Sporteve “Sezai Surroi”, në Prizren.


Ministri Bytyqi, pasi uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për këtë festë të rëndësishme, e cila shënon hapin e parë të fatosave drejt dijes, tha se, ndjehet i lumtur që në këtë ditë festojnë bashkë nxënësit nga të gjitha trojet shqiptare, brezii cili do të ndërtojë të ardhmen e përbashkët.

“Ajo çka na bënë të lumtur është se, ne kemi bërë një hap të vogël, pra që të festojnë bashkë nxënësit shqiptarë nga të gjitha trojet. Festa Abetares është një festë jo vetëm për fëmijët të cilët po e përmbyllin me sukses mësimin e shkronjave, jo vetëm për mësuesit të cilët e jetësuan me sukses planprogramin e tyre, jo vetëm për prindërit, fëmijët e të cilëve tashmëkanë mësuar shkrim-leximin, pra, është festë për të gjithë, sepse po përgatisim brezin e ri, i cili do të ndërtojë të ardhmen e përbashkët”, u shpreh ministri Bytyqi.

Duke folur për historikun e Abetares dhe intelektualët të cilët dhanë shumë për të ruajtur vlerat e gjuhës shqipe, ministri Bytyqi theksoi se, sot jemi në hap me zhvillimet e sistemit arsimor në botë dhe se po vazhdojnë angazhimet për avancimin dhe unifikimin e sistemit arsimor.