Ministrja Balluku: Rruga e Arbrit përfundon brenda 18 muajve

vull

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, tha se “projekti i rrugës së Arbrit, pjesë e programit 1 miliard të qeverisë, përfundon brenda afateve të parashikuara, në nëntor të vitit 2022”.

Gjatë një interviste televizive, Balluku tha se “Rruga e Arbrit ka edhe 18 muaj për të vazhduar punimet dhe ka ecur shumë më shpejt nga ç’ishte parashikuar”.

Sipas saj, i vetmi problem në zbatimin e kësaj vepre të rëndësishme është tuneli i Murrizit, duke qenë se është hasur në një formacion të vështirë.

“Zona e Tiranës njihet si zonë me pasuri shumë të madhe ujore dhe jo vetëm në tunelin e Murrizit, por kudo ku ne ndërtojmë, në zonën e Tiranës hasim shumë ujë dhe kjo është një nga problematikat që tuneli i Murrizit, nuk po përfundon, pasi me të përfunduar ai, pjesa tjetër e rrugës është e aksesueshme dhe shumë banorë të Dibrës kalojnë mbi të pavarësisht se nuk është e hapur zyrtarisht”- tha Balluku.

“Rruga e Arbrit është një nga veprat e programit 1 miliard dhe shumë të tjera janë në proces”- u shpreh ministrja.

Balluku tha se, “qeveria Rama ka realizuar disa projekte madhore të cilat ishin nisur dhe kishin ngelur rrugëve për shkak të mungesës së financimit, të projektit, të studimit siç është bypass-i i Fierit, apo rruga Tiranë-Elbasan apo bypass-i i Vlorës, por edhe siç është aeroporti i Kukësit që dorëzohet më 18 prill të këtij viti, ku do të ulet avioni i parë në Kukës”.

“Kështu aeroporti i Kukësit, tha ajo, është një projekt i realizuar dhe fluturimi i parë në datën 18 prill është promocional dhe ofrohet nga koncesionari pa biletë”.

Gjithashtu vuri në dukeje ministrja edhe uji i pijshëm ka qenë një projekt i trashëguar.

“Ne kemi trashëguar një rrjet tejet të vjetër, prej 60 vitesh pa asnjë lloj investimi. Na është dashur të ndërtojmë në mënyrë prioritare dhe të furnizojmë me ujë fillimisht të gjitha zonat urbane dhe tashmë mbi 198 kantiere vazhdojnë të punojnë duke u dorëzuar njëra pas tjetrës dhe duke dhënë një afat përfundimi për kantieret kryesore në 2023”- tha Balluku.

Next Post

PDIU / Kështu ishte 10 vjet më parë varreza ku prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë të cilët kanë vdekur gjatë eksodit biblik të vitit 1944…

Kështu ishte 10 vjet më parë varreza ku prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë të cilët kanë vdekur gjatë eksodit biblik të vitit 1944, kur bandat greke të Napolon Zervës kryen një prej gjenocideve më të mëdha në Ballkan. Vitet e komunizmit këtë tokë e lanë djerr, e pas vitit 1990 […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: