MINISTRJA NAGAVCI VLERËSON ROLIN E SHOQËRISË CIVILE NË ZHVILLIMIN E ARSIMIT

vull

Kontributi që mund të jap shoqëria civile në ngritjen e cilësisë në arsim, një veçanti për zhvillimin e një sistemi gjithëpërfshirës të vlerësimit të performancës së stafit akademik ka qenë temë diskutimi në një takim që ka zhvilluar ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me përfaqësues të OJQ “Optima”, e cila merret me krijimin e mundësive zhvillimore për studentët e Kosovës.

Në takim është diskutuar rreth ecurisë së projektit “Zhvillimi i një sistemi gjithëpërfshirës të vlerësimit të performancës së stafit akademik për sistemin universitar të arsimit të lartë publik në Kosovë”.

Ministrja Nagavci ka theksuar rolin e shoqërisë civile në të gjitha fushat e jetës, ndërsa ka përmendur edhe aktivitetet e shumta që janë bërë nga OJQ-të, e që kanë ndikuar në përmirësimin e gjendjes në arsim.

Pasi që foli për planin qeverisës për arsimin, ministrja Nagavci tha se është e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që mund të kontribuojnë në realizimin e këtij plani, që synon zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet.

Këshilltarja për arsimin e lartë e Projektit, Sharon Hart foli rreth zbatimit të sistemit të vlerësimit të performancës i cili pritet të përfundojë në tetor të këtij viti. Ajo tha se sistemi i vlerësimit i ka 8 hapa që duhet zbatuar deri në përfundim të tij.

Ky projekt, i cili përkrahet nga Ambasada Amerikane është duke u zbatuar në shtatë universitete publike të Kosovës.

Next Post

Lodra e gjelbër e Ali Ahmetit

Me përjashtim të disa mangësive në agjendën e përditshme mediale të dëshpëruar (kolumna e Zvezdan Georgievskit në portalin Prizma, për shembull), shumica e komenteve në media dhe në mediat sociale në lidhje me “agjendën e gjelbër” të njoftuar të BDI u reduktuan në reagime sipërfaqësore proverbiale ndaj shënimeve të mprehta. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: