Ajo ishte pranë Kryeministrit, në momentin kur Edi Rama u spërkat me bojë nga Edi Paloka, madje boja e lëshuar përmes një shiringe nga kreu u grupit parlamentar demokrat preku edhe ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin.
Incidenti ndodhi sot brenda sallës së Kuvendit, teksa Parlamenti i Shqipërisë ishte mbledhur dhe ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Në seancë merrte pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Ministrja Elisa Spiropali ka pozuar pas punimeve në Kuvend, me Talat Xhaferin, duke dhënë edhe këtë mesazh, pas incidentit:
“Do bëhet Shqiptaria edhe për inat të disa shqiptarëve. Me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Z.Talat Xhaferi.”