Moti në dy ditët në vijim, diell, vranësira dhe riga shiu

vull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ndërkaq, të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve.

Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbaj vlerat e larta dhe këshillat e IKSHP mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Next Post

Ministria për Punë të jashtme njofton se 38 shtetas nga gjithsej 39 janë evakuuar nga ishulli grek Evia

jëri prej shtetasve ka vazhduar të qëndroj në Greqi derisa është vendosur në pjesën e sigurt në jug të ishullit. “Sipas informacioneve, të dielën, më 8 gusht, 39 turistë nga Maqedonia e Veriut kanë qenë prezent në ishull. 38 prej tyre janë larguar të sigurt nga ishulli, më pas disa […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: