Ndërron jetë nëna e prokurores Katica Jeneva

vull

Mëngjesin e sotëm në Gjevgjeli ka ndërruar jetë e ëma e prokurores speciale Katica Janeva, raportojne mediat maqedonase, pak pas lajmit se Janeva eshte arrestuar.

 

Duke u përgjigjur pyetje të gazetarëve në pres konferencë, prokurorja Villma Ruskoska tha se kjo nuk do të ndikojë mbi kërkesën e saj për paraburgim për prokuroren.

 

Katica Janeva sot u mor nga shtëpia e saj në Kozle, prej ku, me shoqërim të policisë u dërgua në PSP, ku u krye bastisje në prezencë të saj. Janevës iu mor laptopi zyrtar, dhe më pas së bashku përsëri u kthyen në shtëpinë e Janevës.

 

Ruskoska në konferencë njoftoi se Prokuroria ka kërkuar paraburgim për Katica Janevën.

Next Post

Kushtet e reja nga “Blej shtëpi, blej banesë”, stimulojnë shitjen e banesave

Oda ndërtimore e Maqedonisë e mbështet projektin “Blej shtëpi, blej banesë” nga fillimi i promovimit të tij dhe konsideron se me kushtet e reja në mënyrë shtesë do të ndikojë në stimulimin e shitjes së banesave të reja për të rinjtë. Në mënyrë shtesë mbështetet rritja e sektorit ndërtimor në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: