Në 20 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët Feriz e Xhevdet Guri

vull

Përfaqësues të institucioneve komunale, familjarë, miq, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë, filluan ditën përkujtimore të dëshmorëve Feriz e Xhevdet Guri, me homazhe në Kompleksin Memorial të Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik. Homazhe u bënë edhe në vendin e rënies tek Pllaka Përkujtimore në fshatin Gorancë. Akademia Përkujtimore u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri” në Han të Elezit. Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, tha se jemi mbledhur sot me një qëllim, ideal dhe një kujtim të përbashkët, duke përkujtuar dy dëshmorët, të cilët i dhanë jetë dhe frymë lirisë së atdheut. Kryetari Ilazi tha se ndonëse vitet kalojnë, kujtimet mbesin të freskëta për tribunët e atdheut, duke i quajtur dëshmorët kadetët e parë të Ushtrisë së Kosovës. Në fund të fjalimit të tij Kryetari Ilazi tha se sakrificën e popullit tonë për liri, më së miri e dëshmojnë lapidarët e ngritur të dëshmorëve dhe martirëve anekënd vendit, sepse liria kishte një çmim. Me fjalë rast për të nderuar veprën e dëshmorëve Feriz Guri “ Komandant Shpata” dhe Xhevdet Guri folën edhe Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, publicisti Nusret Pllana, Kryetari i OVL-së së UÇK-së dega në Kaçanik Hajrush Kurtaj, si dhe Rafiz Haliti.
Në emër të familjarëve Feriz e Xhevdet Guri të pranishmit i falënderoi Kjani Guri- vëllai i Komandant Shpatës. Në fund të akademisë u shfaq edhe një program kulturo artistik. Të gjitha aktivitetet u organizuan nën përkujdesjen e përbashkët të dy kryetarëve të Komunave Besim Ilazi e Rufki Suma

Next Post

Drejtori i Politikave të Mbrojtjes Faruk Geci mori pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut A-5

Në kuadër të Kartës së Adriatikut- A5, më 19 prill, është mbajtur takimi i parë për vitin 2019, i nivelit të drejtorëve për politika të jashtme dhe të mbrojtjes, në kuadër të kryesimit të kartës nga Shqipëria. Nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës mori pjesë drejtori i Politikave […]

Subscribe US Now