Në Bullgari dhe Greqi, mësimi online në shkolla për shkak të rritjes së numrit të rasteve omicron

vull

Disa nga nxënësit në Sofje, Burgas dhe Blagoevgrad nga sot do të studiojnë online. Nxënësit e klasave 5, 6, 8, 9 dhe 11 në Sofje dhe Burgas do të studiojnë online për një javë nga 24 janari, për shkak të përhapjes së variantit omikron të koronavirusit në Bullgari.

Mësimi do të mbahet nga distanca për të gjithë nxënësit nga klasa e 5-të deri në klasën e 12-të në rrethin e Blagoevgradit, njoftoi Ministria bullgare e Arsimit. Korrespondenti i MIA-s nga Sofja njofton se ministri i Arsimit dhe Shkencës i vendit, Nikollaj Denkov, ka lëshuar urdhër për organizimin e kurseve online me kërkesë të inspektorateve rajonale shëndetësore në tre qarqet e Bullgarisë.

Nxënësit e tjerë do të qëndrojnë në shkollë nëse kanë një “çertifikatë jeshile” ose testohen një herë në javë. Për fëmijët nga klasa e parë deri në të katërtën mësimi do të jetë me prezencë sepse atëherë ndërtohen shprehitë për mësimin dhe marrjen e njohurive bazë. Për klasën e 7-të, të 10-të dhe të 12-të, vijnë provime të rëndësishme për vlerësimin e jashtëm kombëtar dhe maturën.

Next Post

Qeveria para vendimit nëse izolimi do të ulet nga dhjetë në shtatë ditë

Këtë javë pritet një vendim nëse izolimi do të reduktohet nga dhjetë në shtatë ditë. Rekomandimi është bërë nga Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe sipas njoftimeve pritet të shqyrtohet sot para Shtabit të Përgjithshëm të Krizave dhe të martën të jetë në seancë qeveritare. 20 të vdekur dhe 1,424 të infektuar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: