Në Derjan të Matit përkujtohet 75-Vjetori i votimit kundër Komunizmit

vull

Për të legjitimuar pushtetin e tyre, komunistët organizuan më 2 Dhjetor 1945 një maskaradë duke përdhosur fjalën “zgjedhje” ku votuesit u gjenden përballë 2 kutive ku do të mund të hidhnin “kokrrën” (votën): njëra e zbukuruar dhe veshur brenda e jashtë me kadife e ornamente për qejfin e syrit të kastës së re politike, e quajtur “Fronti” ; tjetra, prej teneqeje ku kokrra e hedhur brenda nga kundërshtarët do të bënte zhurmën e mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e teneqexhinjve të pushtetit të ri me pasoja fatale (…), e quajtur “Boshja”.
Në Derjan të Matit ndodhi një çudi: “Boshja” u mbush plot dhe “Fronti” ngeli bosh, ndërsa kryetari dhe sekretari i komisionit refuzuan të përkulen para presioneve të teneqexhinjve dhe konfirmuan me proces-verbal votimin kundër komunistëve dhe në favor të Legalitetit.
Pas goditjes që derjanasit i dhanë Frontit, filluan reprezaljet me masakra dhe persekutime. Të parët që e pësuan ishin Kryetari dhe Sekretari i komisionit, të ndjerët Bilal Xhetani që vdiq nga torturat në burg dhe Hysen Preni. Gjithsej, mbi 10 burra (1 ose 2 ndër shtëpiat më të mira të Derjanit) e paguan me jetë veprimin e tyre patriotik ndërsa numërohen qindra vite burgime, internime e diskriminime për mbarë Derjanasit antikomunistë!
Next Post

Reagim ndaj akuzave të pabaza të BDI - Dega në Gostivar, në lidhje me qentë endacak.

Në lidhje me akuzat e pabaza të shpalosura në konferencën e sotme për shtyp të BDI – dega në Gostivar, njoftojmë publikun e gjerë se faktet flasin ndryshe, ngase me ardhjen e Arben Taravarit në krye të Komunës së Gostivarit, u ndërtuan dy stacionarë për strehim dhe trajtim të qenve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: