Në kulmin e sezonit në Mal të Zi ka 92 përqind më pak turistë

vull

Në kulmin e sezonit, Mali i Zi ka pak më shumë se 15,000 turistë, që është 92 përqind më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas të dhënave të Organizatës Kombëtare të Turizmit.

Hotelierët dhe pronarët e apartamenteve thonë se kanë pothuajse përgjysmuar çmimet në mënyrë që të qëndrojnë të paktën në një zero pozitive.

Ata nuk presin të fitojnë më mirë për pjesën tjetër të sezonit.

Në qytetin më jugor të Malit të Zi, Ulqin, furnizuesit e ushqimit thonë se kanë më pak se pesë përqind të xhiros së vitit të kaluar.

Qyteti i vjetër i Ulqinit, përndryshe vendi më i vizituar gjatë muajve të verës, është plotësisht i shkretë këtë vit. Pothuajse askush nuk kalon, restorantet janë bosh, dhe muzetë nuk kanë vizitorë, shkruajnë media lokale.

 

Next Post

Sony do të testoj makinën elektrike

Një nga surprizat më të mëdha në CES të këtij viti ishte prezantimi i prototipit të parë të makinës elektrike Sony Vision-S.  Vision-S ka mbërritur në Tokio, ku do të testohet sensori dhe teknologjia audio, dhe deri në fund të vitit duhet të arrijë në rrugët publike. Prototipi është zhvilluar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: