Në Morinë kanë hyrë më shumë se 10 mijë persona

vull

Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar edhe këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në piken kufitare të Morinës. Ky fluks i lartë vjen si rrjedhojë edhe e kushteve dhe çmimeve të favorshme që ka bregdeti shqiptar që sipas pushuesve kosovar çdo vit ka përmirësime. Por kërkesa mbetet e njëjtë, heqja e kufirit edhe pse gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata. Në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe fluksin e lartë.

Vetëm në orët e para të kësaj të shtunë kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës me shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës.

Fluks të lartë mjetesh dhe qytetaresh ka pasur edhe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa e veçanta e këtij sezoni sipas policisë kufitare të Morinës është numri i lartë i qytetarëve serb të cilët kanë pushuar në bregdetin shqiptar.

Sipas të dhënave, gjatë qershorit dhe korrikut janë regjistruar 100 mijë qytetarë serb që përmes Morinës kanë hyrë në Shqipëri me destinacion bregdetin e jugut.

Next Post

Arrestohet gërmuesi i bitcoinëve i cili ka vjedhur rrymë, janë sekuestruar shtatë “majnerë” për kriptovaluta

Më datën 16.07.2021 në ora 14:30 minuta nëpunës policorë të Njësitit të Punëve të Brendshme Gjorçe Petrov në rajonin e Gjorçe Petrovit e kanë privuar nga liria V.P. (37), për shkak  të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale sipas nenit 235 dhe 236 të Kodit Penal. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: