Në intervistat për RTL kroate dhe RTCG malazeze, theksova se për nesër organet hetimore bullgare kanë shpallur një adresë me rezultatet paraprake nga hetimi për aksidentin e autobusit, njoftoi sonte ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook.
-Në bazë të rezultateve të hetimit do të veprojmë, garantoj se autoritetet do të reagojnë shpejt dhe me efikasitet. Identifikimi i të vdekurve ka filluar, dhe ekipet e përbashkëta të instituteve të mjekësisë ligjore nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë janë duke punuar, ku pala maqedonase merr pjesë në sigurimin e materialit të ADN-së nga familjarët e të vdekurve, tha Spasovski.
Sipas njoftimeve të autoriteteve bullgare, ka shkruar Spasovski, i gjithë procesi mund të përfundojë për shtatë ditë, pas së cilës do të transferohen eshtrat e viktimave.
– Përgjegjësia është gjëja më e rëndësishme, të përcaktohet përgjegjësia dhe të barten pasojat, që një situatë e tillë të mos përsëritet. Bëj thirrje që të mos spekulohet publikisht, për të mos dëmtuar hetimin.
Informatat zyrtare janë se sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski ka nënshkruar heqjen e licencës për punë të transportuesit Besa-Trans, njoftoi ministri Spasovski në Facebook.
You must be logged in to post a comment.