Ngjela: Nuk përjashtohet mundësia që Berisha të ekstradohet për në …

vull

Avokat Spartak Ngjela i është rikthyer edhe një herë shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga amerikanët dhe debatit nëse ky vendim e ndalon ose jo ish-liderin demokrat që të hyjë në Parlament. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, avokati Ngjela theksoi se Sali Berisha është në cak të mospranimit të hyrjes në Parlament dhe se sipas tij, këtë vendim e ka në dorë politika.

Madje, zoti Ngjela ka paralajmëruar dhe trokitjen e një krize politike në vend. “Është kryqëzim i rrezikshëm. Këta e kanë në dorë nëse do ta shkelin ligjin për të hyrë Saliu apo nuk do hyjë Saliu. Se Saliun nuk e lë neni 2 pika 2 e ligjit për dekriminalizimin që e ka ushtruar vetë ai. Problemi është se politika sot ka ardhur në një cak shumë të vështirë dhe mund të futet në krizë. Do shikojmë se si do të precipitojnë ngjarjet për të parë në ç’formë është qeveria”, deklaroi ai.

Më herët avokat Ngjela theksoi se shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Berisha është dhënë nga FBI dhe jo nga DASH. Sipas tij, nëse shkeljet e Berishës janë të rënda, nuk përjashtohet mundësia që ai të ekstradohet për në SHBA.

“Ata deklaruan, që atë e ka bërë FBI. Po pati filluar çështjen penale për cenim të Amerikës, do ta ekstradojnë me patjetër. Unë di si është ligji. Vendimi i Departamentit të Shtetit, ka thënë se ka cenuar sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Ky është krim. Atë e ndjek FBI. Krimet në Amerikë i ndjek FBI, jo shteti. Saliu sot është kontingjent i FBI, cenimi i sigurisë kombëtare amerikane është krim federal”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, i pyetur sesa reale janë gjasat për të pasur ekstradim të ish-kryeministrit, Ngjela u shpreh se këtë nuk mund ta dijë. Ai theksoi se duhet të shihet se çfarë do të bëhet në vazhdim. “Nuk e di. Hetimi është shkencë, tregon që ka nisur hetimi, ç’do bëjë duhet për t’u parë. Unë di ç’është bërë. Ma ha mendja se njësoj si të gjithë të tjerët”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela.

Next Post

Mësoni si pritet të jetë moti për sot

Edhe dita e hënë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe kthjellimeve të pakta ku herë pas herë do kemi zhvillim të vranësirave lokale duke rrezikuar shira të izoluar në zonat jugore dhe pjesërisht ato qendrore. Ndërsa zonat veriore do të paraqiten me më kthjellime dhe vranësira kalimtare. Sipas […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: