Nik Gjeloshaj zgjedhet kryetar i Komunës së Tuzit

vull

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Tuzit, i pari i listës shqiptare në zgjedhjet e fundit lokale të këtij qyteti, z. Nik Gjeloshaj, u zgodh kryetar i komunës së Tuzit.

Në votim morën pjesë 22 këshilltarë nga 32 sa është numri i përgjithshëm ku për z. Nik Gjeloshaj votuan 21 këshilltarë, shkruan Ulqini Online.

Për Gjeloshaj votuan 16 këshilltarë të Forumit Shqiptar, 1 i Demokratëve dhe 4 nga Partia Boshnjake. Një votë ishte e pa vlefshme.

Duhet shtuar se këshilltaret e DPS-it nuk moren pjesë në votim.

Në këtë mënyrë z. Nik Gjeloshaj do të jetë kryetari i parë i Komunës së plotë të Tuzit pas rifitimit të këtij statusi vitin e kaluar.

Ditë më parë, po nga radhët Forumit shqiptar, z. Fadil Kajoshaj u zgjodh kryetari i Kuvendit komunal të Tuzit.

Next Post

Laborator mobil për cilësinë e karburanteve

Maqedonia është furnizuar me laborator mobil për kontrollin e cilësisë së karburanteve që përdoren në vend- mëson Alsat nga burimet e veta. Shteti për këtë laborator do të paguaj rreth 600 mijë euro. Informacionin e konfirmoi edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: