Nis asfaltimi i rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë

vull

Të gjithë banorët e Qarkut Dibër për pak ditë do të kenë mundësinë të lëvizin në rrugën e Arbrit. Këtë të premte ka nisur puna për asfaltimin e segmentit nga fshati Fshat deri tek tuneli i Murrizes. Frima ka menduar që fillimisht të asfaltojë urën e fshatit Fshat dhe tunelet 2, 3 dhe 4, për të nisur punën intensive më pas në të gjithë segmentin e ta bashkojë me bajpasin e Murrizes. Mësohet se fillimisht janë shtruar tunelet për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve që transportojnë materialin e asfaltit nga fabrika e prodhimit që është vendosur në hyrje të tunelit 5 në afërsi të urës së Vashës. Përdorimi i këtij segmenti nga të tjerët është tërësisht i ndaluar gjatë kohës së punimeve, ndaj dhe shkuarja deri atje ishte e pamundur. Megjithatë, duket qartë që firma ka nisur një punë intensive për të bërë të mundur shtrimin sa më shpejt të këtij segmenti tashmë i përfunduar me të gjitha veprat e artit dhe shtresat e karrexhatës. Asfaltimi i këtij segmenti pritet t’i hapë rrugë përdorimit nga të gjithë banorëte qarkut Dibër të rrugës së Arbrit, me lidhjen që po i bëhet me rrugën nacionale nga fshati Fshat.

Next Post

Nebi Rexhepi kandidat i BDI-së për kryetar Komunë në Komunën e Vrapçishtit

Kryetari i Degës së BDI-së në Vrapçisht z.Bajram Kadrija në bashkëpunim me nëndegët e BDI-së Vrapçisht gjithashtu në përputhshmëri me politikat e Kryetarit z.Ali Ahmeti konfirmojmë se Bashkimi Demokratik Për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale për kryetarë të ardhshëm të Komunës së Vrapçishtit  kandidatin , anëtarin e BDI-së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: