Njihuni me policen e parë në Kosovë

vull

Gruaja e parë police në Kosovë ishte Fehmije Gashi-Bytyqi. Ajo ka rrëfyer për rrugëtimin e saj në Policinë e Kosovës dhe paragjykimet që i ka marrë për vendimin e saj.

Gruaja e parë police në Kosovë rrëfen përvojat gjatë ushtrimit të këtij profesioni

Kur ajo veshi uniformën e policisë u përball me shumë paragjykime.

Ishte viti 1999 kohë kjo kur Kosova sapo kishte dalë nga lufta dhe profesioni i policit mendohej se i takonte burrave.

 

Por ish-policja, tash avokate, vendosi t’i sfidojë të gjithë dhe u rreshtua në Shërbimin Policor të Kosovës.

 

“Pse me fakultet? Pse nanë e fëmijëve? Pse ti me shku me punu në ndërrime të natës? Ka qenë një mospëlqim që me kalimin e kohës u thy”.

Por, më e vështira për Fehmien, gruan e gjeneratës së parë në polici, ishte kur filloi ushtrimet në ditën e parë.

Ushtrimet për këtë gjeneratë, që numëroi 176 pjesëtarë, 18 % e të cilëve ishin gra, kishin filluar më 6 shtator të 1999-s. Bytyqi rrëfeu për T7 edhe një rast kur paragjykohej edhe për peshën, derisa ushtronte këtë profesion.

E në, vendin tonë sot vetëm rreth 15 % gra i shërbejnë këtij institucioni, prej të cilave 12% janë police që shërbejnë në funksione të ndryshme për zbatimin e ligjit.

Po ashtu, nga to janë vetëm një numër i vogël që janë në grada të larta.

Ndërkohë, Policia e Kosovës tash e disa ditë po zhvillon aktivitete në kuadër të 20-vjetorit të themelimit, e kjo deri në ceremoninë kryesore që mbahet më 6 shtator.

Next Post

Tre femra në krye të buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njëra prej tyre shqiptare

Ndonëse ndodh vetëm njëherë në historinë e një vendit por në Republikën e Maqedonisë së Veriut financat e buxhetit të shtetit i janë besuar tashmë tre femrave, zonja të vërteta.   Kështu, si ministre e re në këtë dikaster është emëruar ditë më parë ekonomistja Nina Angelovska ndërkohë që si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: