Nuk ka shaka me Ramush Haradinajn, shkarkon ministrin serb

vull

Siç edhe parashikohej, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar menjëherë Ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijevic pas deklaratave të bëra një ditë më parë, se shqiptarët janë terroristë dhe se masakra e Reçakut është e trilluar.

Lajmin e ka dhënë vetë Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Next Post

VDEKJA E MBRETIT ZOG NË KUJTIMET E TË AFËRMVE (PARIS, 9 PRILL 1961)

Avni Dani, Tiranë – 9 Prill 2019 Më 9 prill 1961, dita kur Mbreti Ahmet Zogu ndërroi jetë në Paris, kombi shqiptar humbi një nga burrat e shtetit më të shquar dhe më me ndikim në historinë e tij moderne. Vdekja e tij u lajmërua në gazetat më të mëdha […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: