Numri i pasagjerëve në aeroportet greke u ul me 74% në shtatë muajt e parë të këtij viti

vull

Numri i pasagjerëve në aeroportet greke në shtatë muajt e parë të vitit 2020 ra me 74.3 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe në korrik ulja arriti në 72.6 përqind, sipas të dhënave të Agjencisë për aviacionin civil të GreqisëMë konkretisht, në periudhën Janar-Korrik të këtij viti, numri i pasagjerëve në aeroportet Greke arriti në 8.9 milion, krahasuar me 34.7 milion për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ka një rënie prej 60.3 përqind të numrit të fluturimeve, pra nga 290.859 vitin e kaluar, këtë vit në shtatë muajt e parë, numri i përgjithshëm është 115.402 fluturime, nga të cilat 48.062 nga jashtë. Krahasuar me muajin korrik, numri i përgjithshëm i pasagjerëve është ulur (me 72.6 përqind), por edhe numri i pasagjerëve që kanë mbërritur nga jashtë (rënie me 72.5 përqind).

Sipas statistikave të Agjencisë Greke të Aviacionit Civil, 2,722,854 pasagjerë janë regjistruar muajin e kaluar, krahasuar me 9,930,332 në korrik 2019. “Statistikat nga të gjitha aeroportet vazhdojnë të tregojnë një rënie drastike të trafikut të udhëtarëve të shkaktuar nga pandemia Kovid-19”, komentoi Agjensia Greke e Aviacionit Civil.

Next Post

Mikrotoponimia e Dervenit: Fshati Dëbërcë

Prof.Dr. Xhemaludin IDRIZI Fshati shtrihet në anën e burimit të Përroit të Dëbërcës, degë e Përroit të Dervenit në një lartësi prej 620 m. mbi nivelin e detit. Në fshat dikur ka pasur 12 puse dhe 5 çezme. Në vitin 1941 është tërhequr uji për tri çezme nga Lugi Qarshijave, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: