Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë vizitojnë Komunën e Preshevës

1 min read
Loading...

Kryetari komunës bashkë me zëvendësin e tij pritën në takim sot Drejtorin e Drejtorisë për Regjion dhe Shtetet fqinje, z. Ilir Melo si dhe Këshilltarin e Ministrit, z. Besian Zogaj.


Takimi i sotëm u shfrytëzua për problemet dhe vështirësit që qytetarët tanë kanë nevoj të mbështeten dhe tu ofrohet zgjidhje nga Republika e Shqipërisë.

Një hap më afër zgjidhjes së problemeve do të jetë hapja e Zyrës për Preshevën e cila do të jetë në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të kësaj zyre u diskutua më hollësisht që të themelohet Fondit Kombëtar i Solidaritetit. Ky fond është hapi më i madh që do të ndërmerrë Republika e Shqipërisë, ku të gjitha projektet e propozuara nga komuna e Preshevës do të financohen nga ky fond.