Përleshen serbët në veri të Mitrovicës

vull

Tre serbë janë përleshur mes vete dje në veri të Mitrovicës pas një mosmarrëveshje verbale.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnate në rrugën “Knjaz Milloshi”.

Policia ka njoftuar se dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në mes të tre të dyshuarve meshkuj K/Serbë, kanë ardhur deri te përleshja fizike dhe si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Next Post

Deputetët diskutojnë për njohjen reciproke të patent shoferëve me Kosovën

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë mbledhjen e 98-të, në të cilën duhet të shqyrtohen 26 propozim ligje dhe raporte vjetore. Deputetët duhet ta ratifikojnë Marrëveshjen mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për njohje reciproke të patent shoferëve. Në […]

Subscribe US Now