Pas informatave të cilat janë paraqitur në disa mjete të informimit se është vërejtur prania e nëpunësve të policisë të Republikës së Shqipërisë në territorin e Malit të Zi dhe se gjoja ky ishte shkak që disa qytetarë kanë qenë të shqetësuar, nga drejtoria e policisë të Malit të Zi, është kumtuar se gjatë ditëve të kaluara pjesëtarët e policisë shqiptare kanë qëndruar në territorin e Malit të Zi, në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy shteteve.
“Nëpunësit e policisë kutare të Republikës së Shqipërisë gjatë disa ditëve të kaluara kanë qëndruar në territorin e komunave Andrievicë dhe Beranë, në pjesën kutare në Republikën e Shqipërisë, në pajtim me marrëveshjen ndërmjet dy shteteve” thuhet në kumtesën e drejtorisë së policisë. Ata kanë shtuar se ekziston evidenca e rregullt në vendkalimin kutarë, Gërnçar, për hyrjen dhe daljen e nëpunëseve dhe të automjeteve si dhe për periudhën e
qëndrimit të tyre në pjesën kutare të Malit të Zi.