Presidenti Hashim Thaçi nderon Çegranin e Gostivarit (FOTO)

vull

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Çegranit, Emshi Ejupi dhe Fadil Xhelili, ish-drejtor i kampit të Çegranit.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, i cili ishte pjesë e këtij takimi ka bërë me dije se presidenti Thaçi ka nderuar me mirënjohje autoritetet e Çegranit dhe Forinës të Gostivarit, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Vendbanime këto të cilat gjatë luftës së fundit, kishin pritur, strehuar, ushqyer dhe kujdesur për mbi 60.000 kosovarë të përndjekur dhe të zhvendosur me dhunë, nga pushtuesit serbë, gjatë bombardimeve humanitare e çlirimtare të NATO-s, kundër caqeve të policisë dhe forcave serbe në vitin 1999”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Next Post

ASH: Pse SPB Tetovë e fsheh se dy djem shisnin kokainë me veturën e policisë?

“Shkas për këtë reagim është tentimi i fshehjes, respektivisht heshtjes nga ana e  institucioneve kompetente ne lidhje me rastin e kapjes se dy personave nga ana e policisë te cilët kanë shpërndarë (shitur) lëndë narkotike duke e shfrytëzuar  veturën e inspektorit të policisë nga sektori i punëve te brendshme në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: