Presidenti Meta priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Malit të Zi, z. Dušan Mrdović

vull

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Shqipëri, Sh.T.Z. Dušan Mrdović.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen diplomatit malazez për angazhimin e Tij të palodhur, për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi se: “Shqipëria vlerëson orientimin euroatlantik të Malit të Zi, si një partner të rëndësishëm, aleat në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

“Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve tona është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe orientimit euroatlantik të rajonit”, – u shpreh gjithashtu Presidenti Meta.

Next Post

Prof. Dr. Vullnet Ameti - Rektor i Universitetit të Tetovës: Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Vokshin!

TELEGRAM NGUSHËLLIMI Të nderuar miq, është e vështirë t’i zgjedhësh fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Afrim Vokshit, intelektualit të dëshmuar dhe profesorit të mirënjohur për kontributin e tij në edukimin e brezave të tërë në lëmin e shkencave teknike. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: