Presidenti Meta priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit, Ali Bin Hassan Al-Hammadi

vull

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe ndihmat financiare që Gjysmëhëna e Kuqe dhe Shteti i Katarit i kanë dhënë ndër vite Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht qytetarëve të Kosovës, gjatë krizës së rëndë humanitare të vitit 1999.

Gjithashtu, Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit dhe Kryqit të Kuq Shqiptar, me qëllim përmirësimin e kushteve ekonomike e sociale të shtresave në nevojë në vendin tonë. Duke e falënderuar me mirënjohje z. Al-Hammadi dhe organizatën humanitare që ai përfaqëson, Presidenti i Republikës vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetin e Katarit, si edhe shprehu domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy popujve e vendeve tona.

Next Post

Gjykata e Apelit ia ulë dënimin me burg Jankulloskës

Gjykata e Apelit në Shkup e ka konfirmuar dënimin me burg të ish-ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankulloskës, për rastin “Tanku”, dhe ia ka zvogëluar dënimin nga gjashtë në katër vjet burg. “Gjykata e Apelit Shkup njofton se, duke proceduar sipas lëndës së penales të njohur në opinion si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: